75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / C E

E kryer, Dembele pranon të gjitha kushtet vetëm që të mbetet në Barcelonë

Ousmane Dembele do të mbetet në Barcelonë të paktën edhe për dy vitet e ardhshme.

Sipas Fabrizio Romanos, ylli francez ka rënë dakord që të qëndroj në “Camp Nou”, shkruan Indeksonline.

Marrëveshja është arritur pas shumë bisedimesh të gjata dhe të komplikuara.

Dembele do të nënshkruaj një kontratë të re dy vjeçare me Barcën që e mban atë në skuadër deri në vitin 2024.

Edhe Xavi ishte këmbëngulës që lojtari të qëndroj në Barcelonë pasi e sheh të rëndësishëm për projektin e tij.

Dembele u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2017 për një shumë rekord prej 140 milionë euro. Gjatë këtyre viteve ai është përballur me shumë lëndime që nuk e kanë lejuar të shfaq potencialin e tij. /IndeksOnline/