75 Mall Live Search
17:51 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

E kryer, Diaz rikthehet te Real Madridi

Brahim Diaz nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.

Mesfushori spanjoll do të rikthehet në ‘’Bernabeu” pas tre sezoneve të kaluara te skuadra e Milanit, ku fitoi edhe titullin e Kampionit të Italisë në sezonin 2021/22, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është kompletuar dhe Brahim Diaz do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Real Madridin deri në qershor 2027.

Brahim, pritet të prezantohet javën e ardhshme në “Bernabeu” si nënshkrim i ri i “Los Blancos”./IndeksOnline/