75 Mall Live Search
18:37 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / Gj. Sh

E kryer, Dortmund transferon ”bomberin” e Stuttgartit

Borusia Dortmund ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve.

Skuadra gjermane ka arritur marrëveshje me futbollistin Serhou Guirassy, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Dortmund ka marrë dritën jeshile nga lojtari pasi ka punuar për këtë marrëveshje për muaj të tërë.

BVB do të paguajë klauzolën e lirimit rreth 17.5 milionë euro për Shtutgartin.

Guirassy sezonin e fundit ka shënuar 28 gola në Bundesligën e Gjermanisë dhe ishte golashenuesi i dytë më i mirë pas Harry Kane./IndeksOnline/