75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E kryer: Futbollisti i Shqipërisë, transferohet te Barcelona

Është e kryer sa i përket transferimit të Rey Manajt te Barcelona. Bëhet fjalë për një transferim denitiv.

Referuar gazetarit ekspert të lëvizjeve të merkatos, Gianluca di Marzio, sulmuesi shqiptar, do të bashkohet fillimisht me ekipin e Barcelonas B.

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë u transferua fillimisht nga Interi tek Albacete, ndërsa tashti i bashkohet klubit blaugrana.

Deri tani ish-futbollisti 22-vjeçar i Interit ka koleksionuar 9 aktivizime dhe 2 gola në La Liga 2 dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij te Barça: do të firmosë një kontratë 4-vjeçare”, citohet Gianluca di Marzio nga mediat italiane.