E kryer, Grealish huazohet te Evertoni

Jack Grealish do të largohet nga Manchester City.
Mirëpo anglezi, do të mbetet në Premierligë pasi që do t’i bashkohet Evertonit.
Kjo marrëveshje do të jetë në formë huazimi, me Grealish që do të përfundojë vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme.
Ai pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve të ardhshme.
Grealish, numëron 157 paraqitje me Manchester City, ku ka shënuar 17 gola dhe 23 asistime.
Ai ka fituar tituj të shumtë me “Qytetarët”, mes tyre “Tripletën” e vitit 2023./IndeksOnline/