E kryer, Haaland i Manchester Cityt

Manchester City do të njoftojë nënshkrimin e Erling Haaland këtë javë. Skuadra angleze ka aktivizuar pagesën për klauzolën e blerjes së sulmuesit norvegjez.
70 milionë euro është shuma e klauzolës e cila do të paguhet këtë javë nga City. Edhe zyrtarizimi i blerjes së Haaland do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.
500 mijë funta në javë do të jetë paga e futbollistit te City. Lojtari do të jetë nën urdhërat e Guardiolës gjatë ndeshjeve parasezonale./Indeksonline/