75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / Gj. Sh

E kryer, ky do të jetë klubi i ri i Thiago Silvas

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Mbrojtësi brazilian pas katër sezoneve të kaluara në Londër, do të rikthehet në vendilindjen e tij, shkruan IndeksOnline.

Raportohet se 39-vjeçari do të rikthehet te ish klubi i tij, Fluminense, si agjent i lirë.

Marrëveshja verbale është arritur në mes të Thiago Silva dhe Fluminense, kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026./IndeksOnline/