75 Mall Live Search
14:45 / E Martë, 04 Korrik 2023 / B O

E KRYER, legjenda e futbollit slloven do të jetë selektor i ri i Kosovës

Rrugën e lënë në të gjysmë të Alain Giresse do ta ndjek një slloven. Primoz Gliha do të jetë selektor i ri i Kosovës.

Lajmi ka qarkulluar që disa orë në mediat kosovare, por tashmë ka një konfirmim.

Indeksonline ka kontaktuar FFK-në për të vërtetën e ardhjes së Glihas.

“Po, në parim kemi një marrëveshje. Gjithçka do të zyrtarizohet së shpejti” thuhet në njoftimin e FFK-së dhënë për Indeksonline. Legjenda e futbollit slloven pritet të vije në Kosovë në fundin e muajit korrik.

Ardhja e Glijas te Kosova ka qenë opsion edhe në të kaluarën.

Si trajner, slloveni ka drejtuar Olimpija Lublanën, Goricën, Muran, Koperin dhe përfaqësueser U19 e U21 të Sllovenisë.

Glija e kishte drejtuar Kosovën në dy ndeshje pas shkarkimit të Challandes. Slloveni kishte humbur miqësoren ndaj Jordanisë, ndërsa kishte barazuar me Greqinë në Athinë./Indeksonline/