E kryer: Lirim Kastrati transferohet te skuadra “anti-shqiptare”

Lirim Kastrati e ka braktisur Dinamo Zagrebin. Ylli kosovar do të luaj edicionin e ardhshëm në kampionatin polak te skuadra e Legia Varshavës.
Burime të Indeksonline mësojnë se Lirimi sot në mëngjes ka ateruar në Varshavë ku do të nënshkruaj kontratën dhe do të kryej testet mjekësore.
Legia Varshava njihet si skuadër që herë pas here ka ofenduar Kosovën me thirrje të ndryshme anti-shqiptare si dhe duke ngritur pankarta me mesazhe serbe kundër Kosovës.
Kastrati ka qenë i kërkuar këtë sezon nga ëerder Bremen por që nuk është arritur pajtimi mes dy skuadrave./Indeksonline/