E kryer, Liverpooli arrin marrëveshje me Ekitiken

Liverpooli nuk po ndalet në këtë afat kalimtar.
“Reds”, tashmë kanë siguruar shërbimet e yllit francez, Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurti.
Liverpooli, do të paguajë shifrën prej 95 milionë eurove për francezin, të cilët e shohin si përforcim të madh në sulm.
Ai do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin.
Ekitike, sezonin e kaluar kishte bërë 48 paraqitje me “Shqiponjat”, duke shënuar 22 gola dhe duke bërë 12 asistime, ku ndihmoi skuadrën të kualifikohet në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline