75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / Gj. Sh

E kryer, Mascherano trajner i ri i Inter Miamit

Javier Mascherano me shumë gjasë do të jetë trajner i ri i Inter Miamit.

Argjentinasi do të jetë pasardhës i Tata Martino, i cili dha dorëheqje diten e premte, shkruan IndeksOnline.

Ai do të ribashkohet me ish-shokët e skuadrës te Barcelona, Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba e Sergio Busquets.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Mascherano do të zyrtarizohet si trajner i Inter Miamit në ditët e ardhshme.

Të gjitha dokumentet janë gati me një marrëveshje tre vjeçare.

Mascherano së fundi ishte trajner i kombëtares së Argjentinës U20, derisa vendin e tij do ta zë Diego Placente./IndeksOnline/