E kryer, Milan arrin marrëveshje me Chelsean për Pulisic

Christian Pulisic është futbollist i ri i Milanit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se është arritur marrëveshja mes “rosonerëve” dhe skuadrës së Chelseas, për transferimin e futbollistit amerikan, shkruan IndeksOnline.
Kushtet personale me Pulisic janë rënë dakord javë më parë pasi lojtari donte vetëm Milanin.
Marrëveshja raportohet se është arritur për 22 milionë euro./IndeksOnline/