E kryer, Milan dhe Newcastle arrijnë marrëveshje për Tonalin

Sandro Tonali sezonin e ardhshëm do të luaj në Premierligën angleze.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se pas takimit të sotëm mes drejtuesve të Milanit dhe Newcastle, është arritur marrëveshja mes tyre dhe aktualisht po përgatiten detajet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, Newcastle do të paguaj 70 milionë euro për transferimin e Tonalit plus bonuse.
Mesfushori italian pritet të nënshkruaj kontratë gjashtë vjeçare, e vlefshme deri në qershor 2029, me një pagë 8 milionë euro në sezon plus 2 milion euro bonuese./IndeksOnline/