75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 22 Korrik 2025 / L A

E kryer, Milani gjen zëvëndësuesin e Theo Hernandezit

Milani duket se ka gjetur zëvëndësuesin e francezit, Theo Hernandez.

Bëhet fjalë për ekuadorianin, Pervis Estupinan nga skuadra angleze, Brighton and Hove Albion.

“Rossonerët”, do të paguajnë shifrën e 17 milionë eurove plus 2 milionë në një marrëveshjeje afatgjatë.

Estupinan, sezonin e kaluar me Brightonin bëri rreth 36 paraqitje ku shënoi vetëm 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/