E kryer, Muriqi rikthehet në La Liga, ja shifra e transferimit

Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll. Gianluca Di Marzio sapo ka njoftuar se Mallorca ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Kosovës.
9.3 milionë euro është vlera e transferimit. Di Marzio njofton se Muriqi sot do të udhëtojë për në Spanjë ku do të prezantohet te Mallorca.
Pasi dështoi transferimi i Muriqit te Club Brugee, futbollisti u kthye në Lazio në kërkim të një skuadre të re. Në fakt transferimi te Mallorca ka qenë dëshira më e madhe e sulmuesit të Kosovës./Indeksonline/