75 Mall Live Search
20:25 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / Gj. Sh

E kryer, Reus e vazhdon karrierën në Amerikë

Marco Reus do ta vazhdoj karrierën në Amerikë

Futbollisti gjerman nuk e vazhdoi kontratën me Borusia Dortmundin, e cila skadoi në fund të muajit qershor, duke u larguar pas plot 12 viteve, shkruan IndeksOnline.

35-vjeçari ka arritur marrëveshje me Los Angeles Galaxy.

Sipas Fabrizio Romano, Reus do të nënshkruaj kontratë një vjeçare, deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi.

Ai do të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Gjermani ka bërë 428 paraqitje dhe ka shënuar 168 gola dhe 128 asistime me Borusia Dortmundin./IndeksOnline/