E kryer, Tyrell Malacia lojtar i ri Manchester United

Manchester United ka arritur marrëveshje të përhershme me futbollistin e Feynordit, Tyrell Malacia.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.
Ky transferim Manchester Unitedit do t’i kushtojë 15 milionë euro plus 2 milionë bonuse.
Feynordi pranoi kërkesën e Djajve të Kuq pasi ishte më e lartë se ajo e Olympic Lyon.
Malacia donte të bashkohej vetëm me Manchester United dhe pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare./Indeksonline/