E KRYER, Vlahovic te gjiganti i Italisë për 70 milionë euro

Klubi i Juventusit ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për të sjellë në Torino sulmuesin serb, Dushan Vlahovic.
70 milionë euro plus bonuset është marrëveshja e Juves për Vlahovic.
Ylli serb do të largohet nga Viola një vit para skadimit të kontratës.
21 vjeçari do të udhëtojë sot për në Torino ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore.
Zyrtarizimi i tij te Juve pritet të ndodhë ditën e nesërme./Indeksonline/