21:26 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E ktheu Arsenalin në binarë, këto janë fjalët e Artetës

Arsenali fitoi ndaj Evertonit me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premierligës.

Trajneri Mikel Arteta pas ndeshjes  është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve edhe pse nuk e nisën shumë mirë ndeshjen.

Ndeshja u vështirësua që në start pasi pësuam gol në minutën e parë. Për 60-65 minuta dominuam ndeshjen. Fizikisht ishte një ndeshje sfilitëse për ne.

Jam shumë i kënaqur me asistin e Bukayo Saka, por ai ka nevojë të përmirësohet në disa aspekte të ndeshjes. Ai duhet të pozicionohet më mirë gjatë lojës.

Lojtarët nuk ndalën së vrapuari, atyre u pëlqen të punojnë së bashku. Të gjithë sulmuesit, mënyra se si punonin së bashku ishte e mrekullueshme.

Jam munduar të bindë lojtarët e mi se kjo është mënyra e vetme për të konkurruar në nivelet e larta.

Aubameyang ishte sërish shumë mirë, golat, pozicionimi, por edhe në fazën mbrojtëse.” /IndeksOnline/