75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / Gj. Sh

E kualifikoi Gjermanin në fazën e 1/16, shpërblehet Nagelsmann

Kombëtarja e Gjermanisë e ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16 të Kampionatit Evropian.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann ka shënuar dy fitore në dy ndeshje, 5-1 ndaj Skocisë dhe sot 2-0, kundër Hungarisë, shkruan IndeksOnline.

Pasi siguroi kualifikimin, Nagelsmann është shpërblyer ku tashmë do ti vazhdohet kontrata me Gjermaninë deri në Kupën e Botës 2026.

Federata e Futbollit të Gjermanisë kishte klauzolë specifike në marrëveshje me trajnerin kryesor për ta zgjatur atë nëse kalon fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.

Kjo klauzolë është arritur dhe Nagelsmann do të vazhdojë të jetë trajner i Gjeermanisë, së paku edhe dy vitet e ardhshme./IndeksOnline/