75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E kuptoi që s’do të startojë, Vidal “çartet” në stërvitje

Sonte do të zhvillohet ndeshja më e shikuar në futboll.

Yjet e Barcelonës dhe Real Madridit do të zbresin në Camp Nou për ta zhvilluar “El Clasicon” e famshme.

Sipas asaj që raporton ESPN, në stërvitjen e djeshme të Barcelonës ka ndodhur një incident, transmeton Indeksonline.

Arturo Vidal pasi e ka kuptuar që nuk do të startojë në këtë ndeshje ka lëshuar stërvitjen i nervozuar, madje as shokët e skuadrës nuk kanë mundur ta qetësojnë.

Nuk dihet se a do të ndëshkohet kiliani për këtë gjest.

Ndeshja fillon në orën 20:00./Indeksonline/