“E kuptoj në mëngjes që kishte fituar çmimin Oscar” zbulohet ‘loja’ që u bë në këtë ceremoni

Zgjedhja për të qenë i fundit për të dhënë çmimin Oskar për aktorin më të mirë ishte lojë.
Rob Mills shefi i kanalit të ABC e konfirmoi këtë në një intervistë për Variety, transmeton Indeksonline.
Normalisht, ky çmim jepet në fund, por këtë vit u përmbys.
Aktori Chadwick Boseman, i cili ka ndërruar jetë në gusht ishte ndër emrat që thuhej se e meriton këtë çmim dhe ishte prezente gruaja e tij për të marr çmimin.
Por, aktori Anthony Hopkins ishte ai i cili fitoi çmimin për rolin e tij në “The Father”.
Ai nuk ishte prezentë aty për të marrë çmimin, dhe të nesërmen në mëngjes kishte kuptuar se ka fituar.
“Ne nuk duhet të përfundonim duke dhënë çmim për dikë që nuk ishte atje,” thotë Mills./Indeksonline/
