E kuptuan se ishin vëllezër pas 60 vitesh miqësi (Foto)
Në një kthesë të ngrohtë të fatit, dy miqtë më të mirë kohët e fundit zbuluan pas 60 viteve të miqësisë se ata në të vërtetë janë vëllezër biologjik.
Dy vendasit nga Haëaii, Alan Robinson dhe Walter Macfarlane, të cilët kanë lindur vetëm 15 muaj larg njëri tjetrit.
Përveç afërsisë së moshës, djemtë u lidhën edhe për një mungesë familjare-Robinson dhe Macfarlane kurrë nuk e njohën babanë e tyre, transmeton Indeksonline.
Ata formuan një miqësi të ngushtë, qëndruan miq për 60 vite megjithatë, Macfarlane zbuloi të vërtetën pasi u kthye në një faqe të internetit të AND-së, me shpresën së mund të identifikonte të afërmit-dhe gjetjen e emrit të përdoruesit Robi737, në krye të listës.
Pas shumë hetimeve, Macfarlana e kuptoi se Robi737 nuk ishte askush tjetër përveç shoku i tij I ngushtë, i cili ishte bërë pjesë e faqes për të njëjtën përgjigje.
Ata më pas bën edhe një test të drejtpërdrejtë të AND-së,ku e kuptuan të vërtetën dhe për Krishtlindje ndanë lajmin me familjarët.
Sa i përket të ardhmes së tyre, vëllezërit, të cilët kanë dalë në pension, kanë bërë plane për të udhëtuar së bashku./Indeksonline/