E la futbollin për atletikë, Erzen Zyberaj synon të thyej rekordet në Kosovë

Për më shumë se 10 vite, Erzen Zyberaj luajti futboll për disa skuadra kosovare si Rahoveci, Dardana, Bashkimi i Koretinit etj.
Por pandemia Covid-19 e shtyri që pensionohej nga futbolli në moshën 33-vjeçare.
Tash, Zyberaj ka filluar të merret me një sport tjetër, trail maratonë, dhe aty e ka gjetur veten shumë më mirë se sa në futboll.
“Që nga marsi i vitit 2020 merrem me vrapim. Synimi im është të thyej rekordet në gjysmë maratonë e maratonë. Poashtu në disa disiplina tjera si 50km e 100km të cilat nuk njihen në Kosovë si disiplina, por shpresoj që së shpejti t’i pranojnë” shprehet Zyberaj për Indeksonline.

Gjatë kësaj periudhe, 33-vjeçari ka marrë pjesë në disa gara. Në Vodno-Matka zuri vendin e dytë në trail maratonë.

Në nëntor të vitit 2020, në disiplinën 42km me 1500D+, përfundoi garën me kohën 3:12:30.

Zyberaj është pjesë klubit Gërmia, dhe sfidon veten edhe në shtigje të gjata dhe malore.

Distancën prej 100km e vrapoi për 8 orë e 37 minuta.
/Indeksonline/