E la ndërtimtarinë për tu marrë me dele, blegtori istogas tregon se sa fiton nga kjo punë (Video)

Adem Belegu nga Kovraga e Istogut është rast i rrallë i përkushtimit ndaj blegtorisë. Belegu ka lënë ndërtimtarinë për t’u marrë me dele. Në fermën modeste të tij në Kovragë, Ademi ka rreth 170 dele, të cilave u kushton pjesën më të madhe të ditës.
Ai thotë se asnjëra prej tyre nuk shfrytëzohet për bylmet, por që mishi i tyre është i kërkuar.
Për mbikëqyrjen e deleve ai ndihmohet nga bashkëshortja, fëmijët dhe vëllau.
Për IndeksOnline, Belegu ka treguar edhe si bëhet dallimi i racave të delës, sa është kostoja e mbajtjes së tyre, dhe detaje të tjera.
Ndiqni intervistën ekskluzive: