18:52 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

E la punën për ta kërkuar qenin e saj të humbur

Një grua nga Uashingtoni e ka treguar veten të jetë mbase pronarja më e përkushtuar e qenve në planet, pasi që ka lënë punën e saj si postiere, ku pastaj së bashku me burrin e saj për 57 ditë e kërkuan qenin e tyre të humbur.

Ndërsa ditët dhe javët kalonin, Carole dhe Verne kërkuan qenin e tyre duke përdorur metoda inovative, si lojra të ndryshme që i tërhekin kafshët e shumë metoda të tjera, transmeton Indeksonline.

E kur asaj i thanë që nuk mund t’i japin pushim për ta kërkuar qenin e saj, ajo e la punën sepse sipas saj gjetja e qenit kishte përparsi.

Mirëpo pas disa ditëve ajo mori një telefonatë që e lajmëroi atë se qeni i saj ishte parë në një lagje ku kishte shpërndarë fletushka.

Qeni i saj kishte humbur disa kilogram dhe ishte dehidratuar rëndë por ajo e njohi menjëherë qenin e saj./Indeksonline/.