75 Mall Live Search
08:04 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / G T

E largoi nga loja dhe kjo nuk i pëlqeu, kështu u “kapën” mbrëmë Lookman dhe trajneri i tij

Skuadra e Atalantas mbrëmë shënoi një fitore të madhe në UEFA Champions League, pasi mposhti 0:1 Marseillen.

Në minutën e 75-të, ndodhi një incident i vogël mes trajnerit, Ivan Juriq dhe futbollistit, Ademola Lookman, shkruan Indeksonline

Futbollisti u zëvendësua në këtë minutë (75) dhe nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin e trajnerit.

Ai shkoi drejt stolit dhe i tha disa fjalë kroatit, i cili më pas u acarua dhe e kapi futbollistin e tij.

Image

Megjithatë kaq ishte para kamerave, ndoshta ky sherr ka vazhduar edhe në zhveshtore.

Lojtari nigerian me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2027, por ka shumë gjasa që gjatë afatit të janarit të vitit të ardhshëm të largohet./Indeksonline/