15:00 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

E largon sigurimi – Çfarë dëshiroi t’i jap ky person Ilir Metës në Prishtinë?

Krerë të institucioneve politike dhe fetare u mblodhën sot në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë për të falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e ofruar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mysafirë nga Shqipëria ishin dy politikanët e njohur, Pandeli Majko dhe presidenti, Ilir Meta.

Teksa ky i fundit doli në skenë për të folur rreth kohës së luftës, një person u afrua afër dhe deshi t’ia jap një dhuratë.

Indeksonline ka incizuar momentin kur sigurimi i Katedrales e largoi nga aty. Në këto pamje, ai shihet teksa i thotë personi përgjegjës që dëshiron t’ia jap një libër presidentit Meta.

 Për më shumë, shikoni videon: