E larguan si të pavlerë nga Feronikeli, por Ben Hamed Kone sapo realizoi dy super gola në Europa League
Ish-futbollisti i Feronikelit Ben Hamed Kone ka realizuar dy super gola për ekipin e tij Gzira Utd në duelin kthyes përballë Hajdukut të Splitit për ti kualifikuar maltezët tutje.
Kone realizoi në minutat 69-të dhe 90-të për ti dhënë kualifikimin ekipit të Gzira Utd për në fazën e dytë të Europa Ligës.
Dueli i parë kishte përfunduar e rezultat 0-2 në favor të Hajduk Splitit, por në duelin kthyes maltezët përmbysën gjithçka 1-3 dhe atë falë dy golave super të bukur nga ish-futbollisti i Feronikelit Ben Hamed Kone.
Të pari Kone e realizoi në stilin ‘gërshërë’, ndërkohë golin e dytë e realizoi në mënyrë mjeshtërore.