75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

E lë britanikun pa asnjë qindarkë, gruaja e tij indoneziane luante lojëra të fatit

Një burrë thotë se ai u “plaçkitë” nga bashkëshortja e tij, pasi ajo i humbi në lojërat e fatit 3 milionë e 500 mijë funta dhe ai e kishte kuptuar këtë vetëm pasi ishin shkurorëzuar.

Christopher Forte tha se ai ishte dashuruar marrëzisht me Julia Posman kur e kishte takuar në një firmë IT në vitin 2010.

I verbëruar nga dashuria, ai thotë se kurrë nuk e kishte vënë re borxhin e saj të lojërave të fatit.

Ajo gjithashtu i kishte thënë atij se ajo i detyrohej dy biznesmenëve 2.5 milionë funta dhe një kompanie të shpërndarjes së basteve qindra e mijëra të tjera- si dhe borxhe në kartën e krediti.

Forte, 36 vjeç, u martua me Posmanin në një ceremoni civile prej 20 mijë funtesh në vitin 2014.

Ata kishin një martesë të dytë me të afërmit e saj kinezo-indonezianë në Indonezi disa muaj më vonë, para se të shkonin në një muaj të mrekullueshëm të mjaltit në Bali.

Por ai thotë se nuk iu deshën shumë kohë që të shfaqen të çarat e para në martesën e tyre.

Ajo kishte fillua t’i plaçkiste kur kishte kërkuar nga Forte dhe prindërit e tij për një kredi, duke thënë se ajo duhet të tregonte se kishte pasur prej 5 milionë funtash për të marrë një vizë.

“Unë nuk e kuptova këtë- isha në dashuri. Kështu ajo më kërkonte shpesh dhe unë nuk doja që ta mërzisja atë”, tha Forte.

Por kjo ishte bërë e shpeshtë sa që Forte kishte vendosur të shkurorëzohej. Dhe pasi u shkurorëzua e kuptojë këtë gjë./Indeksonline/