12:57 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

E lë futbollin e Kosovës, shkon në Superligën shqiptare

Arianit Krasniqi, mesfushori i talentuar i Trepçës, zyrtarisht do ta fillojë aventurën e tij të re në klubin ku shumë futbollistë kosovar shkëlqyen dikur.

Mjafton ta përmendim Lecin, Berishën, Dragushën, Jashanicën, shkruan IndeksOnline.

Pra, mund të themi se klubi në fjalë ka qenë gjithnjë ”qerdhe” e futbollstëve kosovar.

Krasniqi karakterizohet me shpejtësinë dhe fleksibilitetin e tij në fushën e lojës, gjithashtu edhe me aftësinë e tij për të luajtur në pozita të ndryshme.

Besa e Kavajës i ka ofruar kontratë 5-vjeçare duke treguar besimin që ka në 18-vjeçarin.

Ish-futbollisti kosovar dhe tani trajner, Fidaim Haxhiu kishte rol krucial në transferimin e Krasniqit në Shqipëri./IndeksOnline/