E lënduan 20 minuta para fillimit të garës, atleti francez fiton me syrin e gjakosur

Atleti francez, Uilfrid Hapio ka shtangur botën teksa ja ka dalë të fitojë garën e vrapimit në kategorinë 400 metra me pengesa. Ai pësoi një sulm 20 minuta përpara garës që e la më një sy të gjakosur.
Hapio u grushtua disa herë në fytyrë nga një person i cili arriti të kalonte sigurinë dhe të sulmonte francezin i cili u shpëtua nga trajneri i tij i cili ndaloi agresorin përpara ndërhyrjes së policisë.
23-vjeçari e injoroi kërkesën e mjekëve të cilët i rekomanduan të mos merrte pjesë në garë me gjendjen e syrit të tij që ishte ende i gjakosur, por Hapio vendosi të garonte dhe të arrinte një fitore mbresëlënëse që u bë virale në rrjet brenda pak minutash.
🔥 Minima pour les Mondiaux de Eugene !
— FFAthlétisme (@FFAthletisme) June 25, 2022
🥇 Wilfried Happio (Lille Métropole Athlé) champion de France Elite du 400 m haies en 48”57 !
💪 Cinquième meilleur performeur 🇫🇷 de l’histoire !
💻 Suivez les #CFAthlé en DIRECT sur https://t.co/63xdTVtG50 et @lachainelequipe. pic.twitter.com/s4QTyk50iT