08:31 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E lënduar nga tërmeti po zonja në Durrës dy net në makinë:Friksohem se na i vjedhin gjërat në shtëpi

Në zonën e Spitallës në Durrës në Lagjen 15 banorët e kanë të vështirë të sjellin edhe një herë përjetimet e tmerrit që kaluan në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një tërmet 6.4 Rihter me intensitet ndjeshmërie 8 ballë i goditi në gjumë. Shtëpitë e tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ku në një vilë trekatëshe njëri kat është fundosur, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.

Banorë të kësaj zone shprehen se tashmë po flenë në makina nga frika se nëse qëndrojnë në banesa mund t’i zënë brenda si pasojë e pasgoditjeve sizmike që kanë pasuar tërmetin e së martës në 03:54. Fëmijët i kanë dërguar pranë të afërmve të tyre në qytete të tjera që nuk janë prekur nga tërmeti, ndërsa vetë kanë zgjedhur të bëjnë roja nate, duke fjetur në makina, nga frika se mund t’i vjedhin ato pak orendi që kanë në banesa.


Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, solli rrëfimet e të shpëtuarve nga tërmeti në emisionin: “Pa gjurmë”, me moderatoren Odeta Dumee.

Një zonjë dhe një zotëri kanë dy netë rresht që gjumin e bëjnë në makinë. fëmijët i kanë çuar te të afërmit e tyre, ndërsa nuk kanë ndërmend ta lënë vetëm shtëpinë nga frika e njerëzve që këto fatkeqësi i shfrytëzojnë për të vjedhur. Zonja ka pësuar dëmtime teksa ende i duket syri i nxirë nga dollapi që i ra sipër.