75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E lënduara nga tërmeti, ende s’e di se i shoqi dhe vajza i kanë vdekur

Saimira Baçi ka folur për kamerën e Top Channelit. Ajo është motra e Manjola Cakonit, e cila ka humbur vajzën, 15 vjeçe dhe burrin, si pasojë e tërmetit së të martës.

“Varrimi bëhet sot në orën 1, por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike.

Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli, që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.

Ne s’ kemi treguar asgjë, mjekët s’na thonë diçka konkrete, duhet të presim thonë”, tregon ajo.

Motra e Manjolës tregon se fëmijët e saj në Angli janë pa letra dhe nuk kthehen dot. Manjola sot në mëngjes kërkoi vajzën dhe i kanë thënë se po është mirë do të sjellin mjekët. Ndërsa djali tjetër i Manjolës që është në spital nuk di asgjë. I thanë që s’ka ndodhur gjë.