E lëshon “bajrakun” Batatina, ndeshjen e radhës të Llapit do ta referoj Genc Nuza

Në fund të vitit të kaluar, pas ndeshjes me Feronikelin, trajneri i Llapit, Tahir Batatina kishte thënë se Genc Nuza nuk duhet të referoj më ndeshjet e “Legjendave” pasi që po i dëmton ata.
Por, duket se Batatina e ka lëshuar “bajrakun”. Arbitri, Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Trepça 89-Llapi që luhet të mërkurën, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë që e kishte pasur për “Vizioni Press”, Batatina me 28 tetor kishte deklaruar që Nuza nuk duhet të referoj ndeshjet e Llapit.
“Nuk duhet t’i referoj Llapit ai arbitër, nuk më intereson a e ka stemën e UEFA-së, mu nuk më duhen me stema, mua më duhen njerëz që referojnë drejtë dhe cila skuadër është më e mirë ta fitoj ndeshjen”
“Kanë me marr masa dhe besoj që Federata dhe besoj që Federata do të marr masa që mos të jetë ai arbitër në ndeshje të Llapit dhe ta shohim mundësinë që të jenë arbitra tjerë për arsye se nuk kem nevojë që arbritrat që dëmtojnë Llapin të jenë në ndeshje”, kështu kishte thënë Batatina./Indeksonline/