12:47 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020

E liron edhe Mourinho, Milan shumë afër futbollistit të Tottenham

AC Milan këtë verë është në gjueti për një mbrojtës të djathtë dhe mesa duket kanë gjetur ‘prenë’ e duhur.

Sipas “Calciomercato.com” bëhet fjalë për futbollistin e Tottenham, Serge Aurier i cili më nuk është në planet e skuadrës londineze.

3 vite më parë londinezët e blenë atë nga Paris Saint Germain për 25 milionë euro ndërsa tani Jose Mourinho nuk do ta pengojë shitjen e tij edhe pse kërkon një shifër prej 20 milionë eurosh për ta lënë të lirë.

Milan është i detyruar për një transferim të tillë pasi futbollistët e saj aktualë nuk garantojnë për një repart të tillë të mbrojtjes. /IndeksOnline/