75 Mall Live Search
09:25 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

E liruan nga spitali, vdes pas një dite një burr në Gjilan

Një burrë është dërguar të premten për kontroll mjekësor në spital dhe më pas është liruar, por dje i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur derisa ishte duke u dërguar në emergjencë.

Rasti po hetohet.

“HETIM I VDEKJES- Gjilan / 30.11.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar me 29.11.2024 ka qenë në spital për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa sot i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duke u dërguar në emergjencë, i njëjti ka vdekur. Rasti vazhdon të hetohet.”