E madhe kjo, presidenti i Portugalisë iu jep lojtarëve byzylykë me emrin e Diogo Jotas
Kombëtarja e Portugalisë po përgatitet për Botëror.
Ata shihen si një favoritët kryesorë për të fituar turneun, ku shihet si mundësi e fundit për Cristiano Ronaldon të jetë edhe ai kampion bote sikurse rivali i tij, Lionel Messi.
Mirëpo një gjest që ka prekur të gjithë është se lojtarët e Portugalisë, do të mbajnë një byzylykë me emrat e tyre dhe një për futbollistin e ndjerë, Diogo Jota.

Dhuratë kjo e cila iu dha nga presidenti i shtetit portugez Luis Montenegro, me Vitinhan që njoftoi këtë gjë në konferencë për shtyp.
“Është projektuar për të përmbushur të gjitha rregulloret, kështu që mund ta mbajmë gjatë ndeshjeve. E pritëm me shumë dashuri dhe vendosëm ta përdorim.” Futbolli është më shumë sesa thjesht një lojë”, deklaroi Vitinha./IndeksOnline/

