E madhja Inva Mula rikthehet me koncert live në Klan Arena

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula rikthehet me koncert madhështor live në Klan Arena në Prishtinë.
Ndryshe nga siç jemi mësuar të shohim performancat e Invës, repertoari i këtij koncerti është shumë i veçantë pasi që është një homazh dedikuar këngëve kosovare që artistja i mbanë shumë për zemër dhe është rritur me to.
Koncerti do të mbahet me 7 maj në Klan Arena në Prishtinë ku dyert hapen në ora 19:00 ndërsa koncerti fillon në ora 20:30.
Për të pasur qasje dhe eksperiencë sa më të lehtë në blerjen e biletave, ato mund t’i gjeni online në www.klanarena.com ose në secilën pikë të Art Motion në Kosovë.

