75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

E mallkoi Liverpooli, Barça vendos shitjen e Coutinhos në verë

E la Liverpoolin atëherë kur skuadra që e bëri yll kishte më së shumti nevojë për të. Por që nga ai moment, ylli brazilian Coutinho më s’pa ditë të mira askund.

Forma e tij ka rënë aq shumë, sa që ai nuk po arrin të gjejë vend as në përbërjen e parë te skuadra spanjolle. Pas dy vitesh pritje e shpresa për këndellje, Barcelona ka vendosur që ta shesë Coutinhon.

Raportohet se bordi i skuadrës në koordinim me Valvderden kanë marrë vendim që të dëgjojnë në verë të gjitha ofertat për të dhe se lojtari do të shitet.

Ka shumë skuadra të interesuara për të, ndërsa gara e madhe pritet të jetë mes Manchester United e PSG-së.

Barcelona ka pafuar 120 milionë euro për të, por që do të jetë e kënaqur nëse arrin ta shes për 80 milionë euro, shumë të cilën po e kërkon në treg./Indeksonline/