E marrin nga grup-moshat e reja, ky do jetë trajneri i përkohshëm i Dortmundit

Skuadra e Borussia Dormtundit sot në mëngjes shkarkoi nga detyra, trajnerin Nuri Sahin për shkak të katër humbjeve radhazi në muajin janar.
Dortmundi tani është pa trajner, por bordi ka vendosur që Mike Tullberg do jetë i përkohëshmi, shkruan Indeksonline
39-vjeçari nga Danimarka do të jetë në stol te BVB-ja për ndeshjen ndaj Werder Bremenit që zhvillohet gjatë këtij vikendi në Bundesliga.
Tullberg është trajner i Dortmundit U19, madje që nga viti 2020.
Si lojtar, danezi luajt për skuadrat jo shumë të njohura, si: Grenaa, Reggina, Heart dhe Oberhausen./Indeksonline/
Tullberg übernimmt gegen Bremen
— Borussia Dortmund (@BVB) January 22, 2025
Nach der Freistellung von Cheftrainer Nuri Sahin hat Borussia Dortmund entschieden, dass Mike Tullberg übergangsweise am kommenden Samstag gegen @werderbremen auf der Trainerbank sitzen wird.
Alle Infos:
👉 https://t.co/gyZzngZrxY pic.twitter.com/d28zgs5a50