E marta e ‘zezë’ në trafik/ Dy aksidente fatale dhe 63 tjera me të lënduar e dëme materiale

E marta ka shënuar një numër të madh të aksidenteve në trafik. Dy persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 65 aksidente trafiku, prej të cilave dy me fatalitet, 24 me persona të lënduar dhe 39 me dëme materiale.
Aksidentet fatale kanë ndodhur të dyja në rajonin e Drenicës. Njëri në rrugën Skenderaj-Drenas, ku ka mbetur i vdekur 30-vjeçari, Arxhend Goxhuli nga Makermali dhe aksidenti tjetër ka ndodhur në Shtrubullovë të Drenasit, ku vetura ka goditur për vdekje Feride Zenunin, 79-vjeçare.
Të martën kishte edhe një numër të madh të gjobave në trafik. Vetëm brenda 24 orëve policët kanë shqiptuar 2074 tiketa kundërvajtëse./IndeksOnline/