22:03 / E Premte, 30 Tetor 2020 / V R

E martuar prej 26-vitesh me Barack Obama-n, Michelle tregon sekretin

Përveç gjithë titujve të tjerë që zotëron, Michelle Obama shndërrohet në nënën e të gjithëve kur vjen puna tek këshillat e vlefshme në jetë. Pak ditë më parë, gjatë eventit të “Essence Festival”, Obama e futi në mendime të thella audiencën kur këshillonte gratë dhe vajzat të gjenin dikë “të barabartë me to” për partner jete.

E martuar prej 26-vitesh me Barack Obama-n, ish-zonja e parë tregoi disa sekrete të vogla që e kanë ndihmuar për një marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjatë.

“Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë. Ti s’e bën këtë sepse është e thjeshtë. Ti martohesh sepse beson tek personi tjetër. Zonja dhe zotërinj, prandaj është kaq e rëndësishme të martoheni me dikë që e respektoni. Është e rëndësishme të martoheni me dikë që është i barabartë me ju dhe do që ju të fitoni në jetë aq sa ju doni për ta.”- u shpreh Michelle.

Për ta bërë më të thjeshtë deklaratën, ajo e paralelizoi këtë me sportet.

“Im shoq është skuadra ime. Nëse ne duam ta fitojmë këtë lojë bashkë, ai duhet të jetë i fortë dhe duhet të jetë gjithashtu dakord me forcën që do të tregoj unë. Unë s’dua një lojtar të dobët në skuadrën time, as ai s’e do këtë. Ndonjëherë, ne pranojmë dobësitë tek njëri tjetri pasi kjo duket më e thjeshtë. Bëni kujdes nga burrat ose gratë që duan thjeshtë një njeri të lehtë.”- shtoi ajo.