E mashtroi një person duke i marrë pajisje në vlerë mijëra euro, ky është kosovari i arrestuar

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari Lum Gjikolli. Ai është ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit.
I njëjti është ndaluar për veprat penale “Mashtrim dhe kanosje” ndaj të dëmtuarit Nazmi Shpati, rast ky që ka ndodhur më datë 24.05.2022 në lokalin e të dëmtuarit.

Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline brenda Prokurorisë.
Më datë 24.05.2022, Gjikolli ia kishte marrë 3 motoçikleta si dhe pajisje tjera me çmim rreth 4000 euro, duke e mashtruar kinse ia kishte paguar përmes xhirollogarisë bankare.
