75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 07 Janar 2022 / k.v

E mashtruan me një dhuratë pastaj e rrëmbyen, ja si ndodhi rasti në Viti

Janë arrestuar dy persona në Viti pasi që të njëjtit dyshohet se kanë rrëmbyer një person duke e mashtruar.

Policia ka njoftuar se rasti është hapur të mërkurën rreth orës 22 e 30 minuta, raporton IndeksOnline.

Të dyshuarit, e mashtruan viktimën përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi.

“Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/