75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / L K

E mbajti në ligë, Gjilani merr vendim për trajnerin nga Shqipëria

Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.

Në njoftim bëhet i ditur mbyllja e marrëveshjes edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.

“Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023-24. Njëherësh u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta”, thuhet në njoftimin e skuadrës kosovare./Indeksonline/