75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / Gj. Sh

E mbajti në Serie A, Udinese ia tregon derën Fabio Cannavaros

Fabio Cannavaro nuk do të jetë trajner i Udineses për sezonin e ardhshë, edhe pse ai arriti ta shpëtonte nga rënia në Serie B.

Ljamin e ka bërë të ditur legjenda e Italisë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline/.

”Presidenti Pozzo më informoi sot vendimin e kompanisë për të mos vazhduar marrëdhënien tonë profesionale.

E falënderoj për mundësinë që më ka dhënë dhe më vjen keq që nuk mund ta vazhdoj këtë rrugëtim të shkurtër por intensiv që në muajin e gjysmë të fundit të kampionatit na ka çuar në një arritje të madhe dhe emocionuese.

Dua të saktësoj se nga ana ime do të kishte pasur një dëshirë për të vazhduar këtë aventurë në Friuli, një tokë që ka hyrë në zemrën time dhe të njerëzve të saj dhe për këtë jam vënë në dispozicion të shoqërisë pa kushte.

I uroj klubit, lojtarëve dhe tifozëve të mrekullueshëm të Udineses fat të mirë”, ka shkruar Canncavaro./IndeksOnline/