E mbani mend Bacary Sagna? Ai sapo nënshkroi me këtë klub
Tifozët e Montreal Impact kanë marrë më herët ”dhuratën” e Krishtlindjeve kur klubi njoftoi rikthimin e veteranit francez, Bacary SAgna në një marrëveshje 1-vjeçare.
”Jam shumë i lumtur që Bacary ka ardhur në klub”, tha trajneri i Impact, Remi Garde në një njoftim.
”Ai ka luajtur rol krucial në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe jam i sigurtë se ai do të jetë i rëndësishëm për ne edhe në vitin 2019”.

35-vjeçari, i cili më parë ka luajtur tek Arsenali, ka startuar në nëntë ndeshje, duke shënuar një gol, transmeton IndeksOnline.
Me të në fushë, skuadra regjistroi katër fitore, tri humbje dhe një barazim, duke pranuar 12 gola.
”Jam i lumtur që jam rikthyer në Impact edhe për një vit. Shpresoj se do ta kemi një sezon të mirë”.

Sagna, i cili ka luajtur për 10 sezone në Premier League, tek Arsenali dhe Man City, gjithashtu ka edhe 65 paraqitje për Kombëtaren e Francës./IndeksOnline/