11:26 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

E mbani mend Drenthen e Realit, ka filluar të “ringjallet”

Ish lojtari holandez që ishte transferuar me shumë bujë te Real Madridit, Roysthon Drenthe ka filluar të marrë veten përsëri në karrierë. 31 vjeçari është duke kaluar edicion të suksesshëm me Spartën në ligën e dytë të Holandës.

Drenthe është zgjedhur lojtari më i mirë i gjysmës së sezonit ndërsa me skuadrën e tij e ka siguruar barazhin për futjen në ligë.

Drenthe ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asiste deri më tani. Royston ka luajtur çdo minutë të kampionatit duke qenë lojtari më i besueshëm i trajnerit. 31 vjeçari kishte dështuar në secilën skuadër ku ishte transferuar pas sezonit dëshpërues që kishte te Real Madridi.

Gjatë kësaj periudhe, holandezi ishte përballur edhe me probleme të natyrave të ndryshme./Indeksonline/