13:11 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

E mbani mend Lichtsteiner? Nga yll i futbollit, tani orëndreqës në Zvicër!

Stephan Lichtsteiner ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Serien A viteve të fundit.

Mbrojtësi i krahut zviceran vitin e kaluar është pensionuar nga futbolli. Augsburgu ishte skuadra e fundit që ai vendosi të luajë si futbollist profesionist.

Ish-mbrojtësi i Lillet, Lazio, Juventusi e Arsenali tani ka ndërruar profesionin. Ai ka hapur një dyqan për rregullimin e orëve, shkruan Indeksonline.

Vendi i tij i punës nuk është më një nga stadiumet e mëdha në Evropë, por një dyqan i vogël në lagjen “Enge” të Cyrihut.

“Kam kryer praktikë katërmujore në këtë zeje. Gjithmonë doja të kisha një profesion të dytë. Më pëlqen kjo punë, sepse nuk ka aspak presion. Po ashtu, është një zanat zviceran të cilin e dua. Siç isha i përpiktë si futbollist, dua të jem i tillë edhe në këtë punë. Një grimcë e futur në orë, bën që ajo mos të funksionojë”, ka thënë Lichtsteineri./Indeksonline/